Aventura e Tunës në Dancing with the Stars bëri shumë bujë mediatike.
U përfol vendimi që t’i bashkangjitet garës, rrugëtimi gjatë javëve në spektakël por vëmendjen më të madhe e morri ajo çka pasoi finalen e DWTS.
Javë më parë, Tuna në Prive rrëfeu zhgënjimin e saj me produksionin i cili as kur kanë kaluar disa muaj nga përfundimi i spektaklit nuk i ka siguruar asaj banesën e premtuar që i takon si triumfuese.
Mirëpo në gjithë këtë të ‘keqe’ nëse mund të quhet e tillë, këngëtarja pa dyshim se ka nxjerrur diçka pozitive.
Impenjimi dhe serioziteti me të cilin iu qas Tuna vallëzimit bënë që ajo nga ky spektakël të perfeksionojë linjat e saj trupore seksi të cilat ishin paksa të rrumbullaksuara.
Edhe pse pa banesë, krijuesja e hitit ‘Holla’ doli me trup të skalitur të cilin shumë femra e ëndërrojnë më shumë se gjithçka tjetër. /Prive.al/