Dy banoret më të reja të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova, Dafina dhe Melisa, sot kanë debatuar me njëra-tjetrën për pastrimin e enëve.
Dafina ishte ajo e cila i tha Melisës se banori tjetër, Artani, i kishte thënë: “Mos i prek, mos i prek enët. Tani vjen i pastron Melisa”.
Ndërkohë, Melisa ka deklaruar se ajo nuk ua ka vënë emrin enëve: “Nuk kam thënë se tani janë enët e mija e mos i prekni”.
Këto fjalë morën kundërpërgjigje sërish nga Dafina, e cila i tha Melisës se u ka vënë emër enëve, derisa sipas saj, i ka thënë edhe banores tjetër, Gresës, që enët të mos i prek.
“Unë nuk dua të përlahem për enë, nuk e kam këtë kulturë të përlahem për enë dhe për bukë. Nuk të njoh dhe s’dua të të njoh”, ka thënë Dafina.
Ndryshe, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.