Vdes aktori i njohur

By

Aktori William O’Connell ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Ylli hollivudian njihej për paraqitjet e tij në filmat “Star Trek”, “The Twilight Zone” dhe “Batman” (1966).

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Sherman Oaks të Kalifornisë më 15 janar, ndërkaq lajmi u konfirmua për Deadline nga një mik i aktorit.

O’Connelli njihej për bashkëpunimet e shpeshta me legjendën Clint Eastwood në filmat si “Paint Your Wagon”, “High Plains Drifter” dhe “The Outlaw Josey Wales”.

William O'Connell

Artikuj të ngjashëm