Tash e tri vite, Gold Ag nuk ka qenë në Preshevë.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një fotografie të varrit të babait të tij, të postuar në Instagram.
Përmes saj, këngëtari tregoi se një mik i tij kishte qenë për ta pastruar varrin dhe për këtë ai u shpreh shumë falënderues.
“3 vite pa ta ndi erën Preshevë, malli ma i madh është për varrin e babës.Sot vllau jem @granithysenii paska qenë me vizitu, me pastru dhe me mbjellë lule.Faleminderit pa fund nuk do ta harroj sa të jetoj.U pafshim për të mira toka ime”, ka shkruar Ariani.
Ndryshe, Gold Ag së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë pasi gruaja e tij Ermira, është shtatzënë./Prive.al