“Përjetësisht” është një nga projektet emblemë të Ritmit të Rrugës.
Një këngë si kjo e ka dëshmuar se definitivisht nuk ka datë skadence dhe si e tillë asnjëherë nuk është e vjetër për t’u dëgjuar apo në rastin e sotëm, për t’u ripërpunuar.
Ka qenë reperi Capital T që e ka sjellë sot në një formë më ndryshe.
Në disa orë nga publikimi, ky ripërpunim ka marrë komente shumë të mira duke u pëlqyer mjaft nga ndjekësit e reperit.
Nëse nuk e keni dëgjuar ende, të plotë e gjeni në vijim. /Prive.al