Harry Styles i vë syrin modeles së famshme?

By

Harry Styles thuhet se është “afruar” me modelen Candice Swanepoel, sipas The Sun.

“Harry është një nga super yjet më të mëdhenj të muzikës në botë, kështu që nuk është për t’u habitur që supermodelet janë në rresht për ta takuar atë”, tha një burim për median.

“Ai ka histori me modelet e Victoria’s Secret dhe ka qenë i lidhur me gjashtë të tjera që kanë ecur të gjithë në shfaqjet e tyre të modës”.

Burimi shtoi se Swanepoel “është një nga engjëjt më të suksesshëm të Victoria’s Secret” dhe Styles “do të ishte një njeri me fat nëse do të arrinte ta joshë atë”.

Candice Swanepoel
Candice Swanepoel me xhinse dhe një bluzë të verdhë.
Harry Styles në BRIT Awards 2023.
Harry Styles duke pozuar për çmimet Grammy 2022.

Kujtojmë që Harry Styles vitin e kaluar i dha fund marrëdhënies dyvjeçare me Olivia Wilde.

Artikuj të ngjashëm