Bendi legjendar granç, Pearl Jam, ka adresuar situatën aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht protestat pas vdekjes së George Floyd.
Floyd, një afro-amerikan, vdiq pasi që gjatë arrestimit një polic ia kishte mbajtur gjurin në qafë për gati dhjetë minuta.
“Pearl Jam është nisur me dashurinë për muzikën dhe për drejtësi shoqërore. Organizata jonë ka reflektuar se ku po shfaqet prapë racizmi ynë i pavetëdijshëm në jetët tona dhe se si mund të veprojmë më mirë”, shkruan në deklaratën e tyre.
“Përderisa po vazhdojmë që të gërrmojmë, nuk duam që të kontribuojmë për zërat e bardhë që e rrëmbejnë narrativën e komunitetit të të zinjve. Është përgjegjësia e secilit prej nesh që të dëgjojmë dhe ta edukojmë veten tonë se si të jemi njerëz më të mirë që e ndajnë këtë planet”.
Pearl Jam was started with a love for music and social justice. Our organization has been reflecting on where unconscious racism is still showing up in our own lives and how we can do better. pic.twitter.com/GSCFsAQ9m2
— Pearl Jam (@PearlJam) June 3, 2020