11 vite më e re, kush është e dashura e re e Seldit?

By

Seldi Qalliu habiti të gjithë kur në ditëlindjen e të dashurës, zyrtarizoi lidhjen e re.

Përmes postimeve në rrjete sociale nga festa e ditëlindjes, këngëtari shumë i dashur nga vajzat bëri të ditur se Sindi Celaj është partnerja e tij (e radhës).

Por kush është Sindi?

Emri i saj nuk është krejt i panjohur.

Sindi është një vajzë shqiptare me banim në Belgjikë e cila dy vite më parë, provoi botën e bukurisë duke u zgjedhur si përcjellësja e parë e Miss Brukselit.

Ajo është shumë e re në moshë, mbush sot vetëm 22 vjet dhe ka studiuar për ekonomi ndërkombëtare.

Sindi punon si modele e kontraktuar në një prej agjensioneve të modës me bazë në Bruksel. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm