Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, ditën e djeshme përmes disa fotografive të publikuara në profilin e saj në Snapchat na njoftoi se nuk ishte në gjendjen më të mirë të mundshme shëndetësore.
Ajo u pa të merrte infuzion përmes të cilit po tentonte që të merrte veten disi nga lodhja e tepërt.
Duket se tretmani i kryer pati mjaft sukses, kjo pasi Morena menjëherë pas kësaj ngjarje vazhdoi planprogramin e saj sipas të cilit kishte të performonte në Pejë.
Ajo mbajti kështu premtimin e dhënë ‘Pejanëve’ duke mos i zhgënjyer aspak ata edhe pse arsyet për të bërë një gjë të tillë ishin mjaft të mëdha./Prive.al/