Patris Berisha pas raportimeve në media ka thyer heshtjen.
Ai ka postuar një video bashkë me djalin që duket të jetë një tjetër përgjigje për punën e mbiemrit.
Krah videos instrumentisti i njohur ka shkruar: “Tian Patris Berisha”.
View this post on Instagram
Por, një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e një pjese prej ndjekësve.
Ndjekësit e kanë kritikuar Patrisin për formën e shprehjes së dashurisë me djalin që përfshin puthjen në buzë.
Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet por pothuajse me të njëjtin thelb – kritikën për puthjen, debat ky që është bërë në shumë raste.
Kjo s’është hera e parë që komentuesit pikasin këtë detaj. Edhe disa javë më parë, Patrisi ishte vënë në shënjestër të po të njëjtës kritikë.
Po ju si mendoni? Sjellje e duhur nga prindërit apo jo? /Prive.al