Patrisi shfaqet me Tianin, do t’ua shkrijë zemrën (FOTO)

By

Fëmijët janë krijesat më të bukura të këtij planeti. Dhe si të tillë, na i marrin zemrat tona dhe na i mbushin me gëzim.

Këtë të paktën po përjeton këngëtarja Tuna Sejdiu dhe partneri i saj Patris Berisha, të cilët sapo janë bërë prindër dhe po shijojnë ditët e para të kësaj lumturie të madhe.

Në mesin e shumë fotografive që Tuna ka publikuar në rrjetet sociale, është edhe një e re me Patrisin që mbanë në krah Tianin e vogël.

Përmes këtij imazhi, ajo shprehet të jetë me shumë fat që ka ata të dy në jetë, ndërsa dëshmohet qartë që Patrisi është përfshirë dukshëm në jetën e të birit të tij të vogël. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm