Pas lajmit që mori dhenë, ai i konfirmimit të ndarjes së Norës dhe Robertit, një tjetër martesë në familjen Berisha u komentua në portale si ndarje.
Fjala është për lidhjen mes Tunës dhe Patrisit.
Dyshimet nisën nga pushimet e këngëtares në Mauritius pa Patrisin (shkaqet e të cilave do të mësohen më vonë).
E sipas të gjitha gjasave, e lodhur nga spekulimet e vazhdueshme dhe të paqena të portaleve, Tuna ka vendosur të thotë gjithçka në mënyrën e saj, tërthorazi.
Ajo së fundmi ka ndryshuar emrin në biografinë e saj në rrjete sociale duke shtuar mbiemrin e bashkëshortit.
Teksa të vetin e ka vendosur në kllapa, me shtimin e mbiemrit Berisha duket se Tuna ka vendosur që ta përcjellë mesazhin e qartë që mes saj dhe Patrisit nuk ka asnjë krisje të raporteve dhe gjithçka po ecën për mrekulli.
Se përse Tuna vendosi fiks në këtë kohë pas gati tre vitesh në lidhje të identifikohet edhe me mbiemrin e personit të zemrës, këtë nuk mund ta themi me siguri. /Prive.al