Pasi u nda me të fejuarën, flet aktori i njohur: Ishte dita më e keqe në botë!

By

Ishte dita më e keqe në botë për aktorin e njohur amerikan John Cena, pasi ai dha lajmin e hidhur se është ndarë nga e fejuara shumë vjeçare e tij, Nikki Bella.

Pasi dha lajmin surprizues të dielën mbrëma, 40 vjecari ka publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi të njërit prej karaktereve të filmit të animuar The Simpsons, me mesazhin: “Dita më e keqe në votë”.

E më pas të hënën ai ka publikuar një mesazh për fansat e tij në Twitter ku thuhej:

“Vështirësitë, Humbja dhe përulësia janë ujëra të rënda për t’i kaluar, mirëpo këmbëngulësia për t’i kaluar ato e ndërton fuqinë brenda teje, për t’ia dalë çdo gjëje në jetë”. /Prive.al

Image result for john cena and nikki bella

 

.

 

Artikuj të ngjashëm