Ylli i muzikës pop, Ed Sheeran, ka bërë të ditur se Elton John e telefonon gati secilën të lume ditë.
Të dy pos që janë kolegë janë po ashtu edhe miq të mirë, dhe së fundmi janë bërë bashkë për ta realizuar një këngë për Krishtlindje.
Sheeran kishte zbuluar se kishte gjetur mbështetje emocionale te John-i pas vdekjes së mikut të tij, promotorit të muzikës Michael Gudinski-t.
“Ua them këtë njerëzve dhe ata mendojnë që po rrej ose që po e ekzagjeroj, por Eltoni më telefonon për çdo ditë”, ka thënë Sheeran.
“Ai më telefononte një herë në muaj, nejse tash e bëjmë në FaceTime përmes iPadit sepse asnjëri prej nesh nuk ka telefon. Pastaj kur lindi Lyra, u bë e përjavshme – ai është vetë baba dhe interesohej”.
“Por kur Michael vdiq, ai më telefoni një ditë më pas dhe unë ia plasa vajit. Dhe që nga ajo ditë – kam folur me të dje, edhe këtë mëngjes – se a është bisedë gjysmëorëshe apo dy minuta, ai gjithmonë më telefonin për ta vërtetuar se a jam mirë”.