Nuk ka dhe shumë famë në Kosovë, por në Itali është kthyer në senzacion. Fjala është për këngëtarin Ermal Meta i cili para disa muajsh mori çmimin si “Performanca më e mirë Live nga Italia” në kompeticionin e udhëhequr nga Rita Ora “MTV European Music Awards”.
Ndërsa, tani ai është duke konkuruar në festivalin më të rëndësishëm të muzikës në Itali, por jo vetëm “Sanremo”.
Dueti i tij me Fabrizio Moro-n, për këngën “Non mi avete fatto niente” u pezullua përkohësisht nga gara, pasi u akuzua për plagjiaturë, mirëpo edhe kjo sfidë u kalua me sukses pasiqë paneli gjykues vendosi që ngjajshmëria me një projekt tjetër ishte më e ulët se 33%.
Meta dhe Moro rikthehen nesër në festival./Prive.al