Pasi la muzikën, Fero tashmë i hyn biznesit

By

Ish reperi Feronit Shabani, apo i njohur si Fero (tashmë Khattab), po e vazhdon ritmin e jetës së tij ndryshe pas përkushtimit të tij ndaj fesë islame.

Heqja dorë nga muzika dhe TikTok, dy burimet që i sillnin të ardhura ka bërë që ish reperi të kërkojë shtigje të reja.

Burime të Prive bëjnë të ditur se tashmë Fero po shqyrton mundësitë që t’i hyjë industrisë, me një biznes që është në përputhje me parimet e fesë islame, si punë hallall.

Ndiqni materialin e përgatitur nga Prive për të kuptuar të gjitha detajet! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm