Kanë kaluar shumë muaj prej se Elgit Doda nuk u paraqit me ndonjë këngë të re. “Asaj” është projekti i fundit me të cilin u prezantua këngëtari dhe producenti shqiptar, duke mos përfshirë këngën e Darios me të cilin erdhi në bashkëpunim.
7 muaj qetësi, besojmë të kenë qenë mjaft për të menduar e punuar në ide të reja e pikërisht tani është faza kur ai po punon një produkt muzikor.
Sigurisht se elementet kryesore të këngës janë punuar nga vet kantautori derisa për titullin dhe produksionin ende nuk është vendosur.
Kënga flet për dashurinë dhe nuk dihet nëse ka të bëj me personalen e tij. Ky projekt pritet të lansohet në javën e fundit të dhjetorit./Prive.al