Fero dje bëri një njoftim që mund të ketë mërzitur të gjithë fansat e tij.
Reperi tha se ka anuluar të gjitha koncertet në vijim por do të kthehej shumë shpejt me diçka speciale.
Pas këtij njoftimi të bërë në rrjetet sociale, artisti i cili javë më parë u nda nga menaxhmenti i vjetër On Records, u pa në studion e producentit të njohur Lucry.
Nëse nuk e dini, Lucry qëndron prapa pothuajse çdo kënge të Azetit dhe shumë artistëve të tjerë të huaj.
Pas një fotografie me producentin, Fero postoi një video në të cilën dëgjohet kënga e tij e re dhe për të cilën ka thënë se do të publikohet se shpejti.
Se cilat janë planet e reperit, mbetet të presim gjatë ditëve apo javëve në vazhdim./Prive.al