Disa javë pas vdekjes tragjike të menaxherit të tij Sefa Kaya, Azet, ka zbuluar çfarë do të ndodhë me koncertet.
Reperi me famë në Gjermani e Zvicër dhe më tej, hyri në Instagram për të postuar listën e plotë të turneut në trojet shqiptare dhe tregoi se fillimisht është menduar që gjithçka të anulohet.
“Në momentet e para donim të anulonim të gjitha paraqitjet sepse na mungon personi që ka bërë turneun. Sefa pati një vizion të madh me ne – hapi një treg të ri në Ballkan vitin e kaluar dhe ishte menaxheri i parë për të organizuar një turne të një artisti gjerman që fliste në ballkan”.
“Askush nuk e kuptonte vizionin e Sefa më parë, por të gjithë u mahnitën kur panë rezultatin. Puna e tij na ka bërë krenar”, tha Azet më tej.
“Për këto arsye, pas konsultimit me familjen, kemi vendosur të mbajmë vizionet e tij të gjalla dhe t’i kushtojmë të gjithë turneun Sefa’s tonë. Ne duam të vendosim të gjithë energjinë tonë në këto shfaqje dhe t’i them lamtumirë të gjithë mysafirëve përsëri nga Sefa”.
Prive.al pati raportuar ekskluzivisht se reperi po shqyrtonte mundësinë e anulimit të të gjitha datave mirëpo tani u zbulua se turneu do të realizohet./Prive.al