Pak ditë më parë, në një koncert madhështor të artistit Soolking në Algjeri ku e ftuar speciale ishte edhe Dhurata Dora, vdiqën pesë njerëz dhe rreth 21 të tjerë u plagosën si pasojë e prishjes së një barele të stadiumit.
Pas lajmit tragjik, ka reaguar artisti i hitit “Zemër” duke shprehur keqardhje dhe trishtim për këtë rast që ndodhi pikërisht në koncertin e tij.
Por përveç kësaj, ai vendosi t’i largojë të gjitha postimet nga llogaria e tij duke lënë vetëm shkrimin ngushëllues dhe një fotografi të zezë në profil.
“Është një trishtim që na ka pushtuar të gjithëve në njoftimin e kësaj tragjedie. Të gjithë jemi të shkatërruar dhe të tronditur, por e dimë se nuk është asgjë para dhimbjes që familjet dhe të afërmit e viktimave mund të ndiejnë.
As unë dhe artistët që më shoqëronin në skenë nuk ishim të vetëdijshëm për këtë tragjedi dhe pasojat e saj të dhimbshme para dhe gjatë koncertit, gjë që shpjegon faktin që ne vazhduam performancën tonë. Askush nga ne nuk do të kishte dalë në skenë me këtë lajm fatal.
Ne ndajmë hidhërimin me familjet e viktimave dhe i lutemi Zotit të mëshirshëm t’i mirëpresë ata në parajsën e tij të gjerë”, janë disa nga fjalët qe Soolking i ka shkruar.