Emri i tij është i përfshirë në shumë hite si “Messi”, “Pablo”, “Faje” e së fundmi “Tradhëtare”. Skerdi ishte madje ideator i këtyre dy remake që pushtoi publikun gjithandej.
Pas miliona shikimeve edhe në projektin e tij të fundit, baladën “Tradhëtare” që preki shumë njerëz, ka ardhur koha për diçka të re.
Kështu ka paralajmëruar vetë artisti i RedBox Entertainment përmes llogarisë së tij në Instagram.
Detaje më shumë nuk janë dhënë sa i përket nëse projekti do të jetë solo apo bashkëpunim, pasiqë kohë më parë kishte paralajmëruar duetin e dytë me Gjikon pas “Faje”.
Ajo që dihet sigurt janë bashkëpuntorët, BigBang Beats për muzikën e klipi nën firmën e Valon Azirit./Prive.al