Reperi Getoar Selimi ka tash e një kohë që i ka qëndruar besnik imazhit të tij në pamje.
Pas mbjelljes së flokëve dhe kur lëshoi mjekrrën, ai nuk ka eksperimentuar shumë me dukjen por mesa duket gjërat kanë ndryshuar.
Ai ka vendosur të transformohet në pamje duke prerë flokët në mënyrë drastike, por pa e prekur mjekrrën e tij.
‘Refresh’ – ka shkruar Geti në fotografinë e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale e cila është pasuar me shumë komente të fansave, nga më të ndryshmet sa i përket këtij look-u të ri të liderit të ‘Babastars’. /Prive.al