Me Adelina Ismailin në skenë e në përkrahje, ai po përpiqet të fitojë zemrat e qytetarëve të Gjilanit.
Pas shumë kohësh, diva shqiptare, Ismaili, po vjen në Gjilan për të performuar në tubimin parazgjedhor të kandidatit për kryetar komune, Lutfi Hazirit.
Këngëtarja njoftimin e ka dhënë përmes profilit të saj në Facebook, ku shkruan se e enjtja do e gjejë në Kosovë.
Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike, do të garojë me Sami Kurteshin e Lëvizjes Vetëvendosje në balotazh, për të rrëmbyer ulësen e të parit të qytetit. /Prive.al