Pas Rita Orës në Kosovë, Dua Lipa në Liban me Unicef-in (FOTO)

By

Dua Lipa ka treguar se tri ditët e fundit i ka kaluar në Liban me shumë fëmijë refugjatë.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare hyri në Instagram për të postuar disa fotografi gjatë aktivitetit të saj në bashkëpunim me Unicef.

“Unë kam pasur eksperiencën më të madhe gjatë qëndrimit në Lebanon, tri ditët e fundit, duke takuar fëmijë në vendbanime refugjate dhe trajnimin e të rinjve dhe programet e ndërtimit të aftësive. Unë në veçanti dëshiroi të flas për refugjatët pasi ndjej që kam një lidhje personale kur shoh njerëz të përshtaten me çdo rrethanë për të cilën janë futur për shkak të konflikteve. Asnjë familje ose fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. Të gjithë kanë ëndrra. Ata të gjithë e meritojnë barazinë dhe një vend për të qenë në gjendje të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencial të plotë. Unë gjithmonë besoj tek fëmijët pasi ata janë e ardhmja jonë dhe ne duhet të kujdesemi për ta. Ishte një përvojë emocionuese por shpresëdhënëse, pasi këta fëmijë ende qeshin. Unë i kam përjetuar të gjitha aktivitetet dhe mundësit që UNICEF u jep të rinjve që kanë mbetur pa shtëpi për shkak të luftës në Siri dhe është mirë të shohim se këta fëmijë kanë një komunitet ku ndihen të sigurt dhe të mbrojtur”, ka shkruar Lipa.

Ndryshe nga Dua, Rita Ora ishte në Kosovë për pothuajse të njëjtin qëllim.

Ajo në bashkëpunim me Unicef-in, qëndroi në Kosovë për një mision bamirës.

Artikuj të ngjashëm