E gjitha filloi më një deklaratë të Bes Kallakut në një emision.
Fjala është për ngacmimin që bëri kur tha se vetë bën komedi kurse Ermal Mamaqi biznes, duke iu referuar kështu filmave ‘Falco’ dhe ‘I love Tropoja’ që pritet të dalë në kinema në Janar. Mes tjerash, Besi krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se ‘për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona’. Kaq ka mjaftuar që as Enca të mos kursehet duke replikuar përmes rrjeteve sociale. (lexo lajmin e plotë).
Më pas edhe Ermal Mamaqi në një postim në llogarinë e tij në Instagram reagoi duke shkruar:
“Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?
E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.
2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.
Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.
Për Encën…
Ballkone Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT.
Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi.
ENCA JE SUPERSTAR💥💥💥 Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku.
Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë.”
Pas shkrimit të mbrëmshëm të Ermal Mamaqit në reagim të deklaratës së Bes Kallakut, ka folur edhe ky i fundit.
Përmes një postimi të gjatë sqarues, ai ka shprehur habinë për këtë reagim të Ermalit sepse sipas tij, asnjëra prej fjalive që kishte thënë nuk do të duhej të ishte befasi për të.
“Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.
2 sqarime te vogla. Ences i kerkova ndjese per batuten direkt sa kishte dale ne portale. Por zgjodhi kte menyren tjeter te pergjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht per cfare ka arritur dhe skam pas kurre asgje me te e me askend.
E dyta, shokut tim Ermalit kete batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Kete heren e dyte, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thene ne tel, o lok thashe kete gje per ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist une. Me te qeshur dhe urime mbyllem tel me njeri-tjetrin.
Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm per here te pare kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bere asnje hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punet e te tjereve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punen e tij sepse as nuk e mendova qe behej nje vorbull e tille. Kushdo qe do ta shfrytezoje kete gje per ti shtuar kureshtjen punes se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.
Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmone Besi qe jam. Qellimi im eshte te mbajm sa me gjate Qendren Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite qe me shpirt mundohemi per ti sherbyer bashkfshatareve te mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme qe dua te arrij eshte ndertimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt.”
E replikat online mes dy artistëve vazhdojnë ende me Ermalin i cili reagoi i fundit dhe shpreson të mbyllë këto biseda. Në llogarinë e tij në Instagram ai postoi një foto të vjetër të dyshes duke shkruar:
“Po të sqaroj mik. E vërtetë qe me njoftove për diçka te tille por jo tamam siç ishte komenti ironik për filmin, për shitjet, për Kanën e Kamzën dhe mbi te gjitha nuk më the asgjë për Encën. Nëse ka qenë diçka e pamenduar ose e nxituar nga moderatorët (që atë punë kanë) mund ta kishe hequr në montazh para 2 javësh (të gjithë e dimë si bëhet). Dhe mbasi doli emisioni në TV dhe mbasi të gjitha mediat e interpretuan në një mënyrë të kundërt kë dashur të transmetosh, prisja që ti të bëje një sqarim dhe të mos i lije njerëzit të përforconin diçka që nuk ishte e qëllimshme. Postove mesazhet me Encën… Kur kërkon ndjesë dmth që ke bërë diçka jokorrekte. Dhe mendoj që ndjesa për Encën duhet të ishte bërë publike ashtu si edhe emisioni i Luanës dhe jo private e mbas reagimit të saj. Do ishte mire të flisje dhe t’i sqaroje gjërat por meqë nuk e bëre un s’mund të rrija pa folur mbas të gjitha lajmeve “Besi sulmon Ermalin”. Nuk të thashë asgjë të keqe, vetëm sqarove atë që ti ndoshta nuk ke dashur të thuash; që biznesi nuk është gjë e keqe se edhe nuk e dhe për bamirësi filmin, dmth ke bërë biznes. Jam në bordin e “Fundjavë Ndryshe” që në ditën e parë të themelimit të saj dhe jam pjesë e ndihmave të vazhdueshme për familjet në nevojë që para 6 viteve edhe pa pasur tërmete. Po kjo nuk ka lidhje me kete bisedë…Uroj të mos vazhdojmë më me këtë lojë që na sjell trishtim…se lam nom u bëmë si rrepista ose parti politike:D. Mua më erdhi keq njësoj dhe aq shumë sa do të të vinte ty nëse unë do të bëja të njëjtën gje për një punë tënde ose ndonjë aktore të filmit tënd. Unë prisja nga ty mbështjetje dhe fjlë të mira. Ne duhet të mbështesim njëri tjetri dhe ta mbrojmë “profesionistet ziliqarë” që bëjnë filma që i shohin vetëm vetë dhe na sulmojnë me argumentin se ne nuk bëjmë aart, komedi por bëjmë biznes. Sepse ti po e bën atë që bëj dhe unë, filmin e pavarur, atë që i duhet publikut të Kinemasë Shqiptare. Sa erdha nga Amerika, puna e parë shkova dhe pash filmin tënd. Të kam mbështetur me shpërndarje trileri, posteri dhe shumë lajmë në Xing.al. Do vazhdoj të të mbeshtes gjithmonë si mik i vjetër për punën tënde. Ke një zemër të mirë dhe mendje të bukur prandaj mos e prish me momente dobësie ose batuta të momentit. Vlerësoj dhë kënaqem për cdo arritjen tënde profesionale dhe familjare. Uroj sukses dhe bekime familjarisht.”