Bes Kallaku i përmendi ‘ballkonin’, Enca në replikë i thotë të gjitha

By

Siç edhe pritej, një deklaratë e Bes Kallakut ka ngjallur shumë reagime në rivalitetin e tij me Ermal Mamaqin që ka përfshirë edhe të tjerë emra.

Fjala është për ngacmimin që bëri kur tha se vetë bën komedi kurse Ermal Mamaqi biznes, duke iu referuar kështu filmave ‘Falco’ dhe ‘I love Tropoja’ që pritet të dalë në kinema në Janar.

Mes tjerash, Besi krahasoi edhe Bleonën si personazh te filmi i tij dhe Encën tek Mamaqi duke u shprehur se ‘për ballkon mund të bëjë Enca kurse për profesionalizëm Bleona’.

Kaq ka mjaftuar që as Enca të mos kursehet duke replikuar përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja e cila do ketë rol në filmin ‘I love Tropoja’ përmes Instagramit të saj është shprehur:

‘Dy nga gjërat që urrej më së shumti në botë janë padrejtësia dhe hipokrizia. Në radhë të parë, ndoshta jam naive ta mendoj por mua dhe çdo shqiptari i bëhet qejfi që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Detyra jonë si artistë mbi të gjitha është të mbështesim punët e njëri-tjetrit që kinematografia jonë të shkojë përpara.

Në radhë të dytë arsyeja për të cilën po e bëj këtë video është se ndoshta Bes Kallaku ka harruar se përpara disa muajsh ishte po ai që më kërkoi të luaja rolin kryesor në filmin e tij. Megjithatë mu desh që ta refuzoja  kërkesën e tij sepse nuk do bënte sens që të kisha rol protagonist tek të dyja. Sigurisht, siç ndodh tek projektet, ai rol do t’i kalonte një personazhi tjetër të cilin s’po e përmend sepse kam respekt për punën e saj [hint: Bleona] dhe nuk dua ta fus në këtë bisedë. Bes Kallaku shprehet se Enca ka ballkonin. I dashur Bes, cila ishte arsyeja që ti ma ofrove këtë rol kryesor në filmin tënd sepse isha joprofesioniste apo sepse të duhej një ballkon, të cilin e ke në shtëpi. Përveq zhgënjimit si kolege, mërzitja ime tjetër ishte mënyra e adresimit dhe personifikimit të një femre me ballkonin, praseksualizimin, mbi të gjitha për një kolege nga një person që është bashkëshort, baba, bir i një femre, artist. Ne nuk kemi punuar bashkë, ti nuk e njeh profesonalizmin tim. Me këtë më nuk do e kemi mundësinë që të punojmë bashkë. Megjithatë, jam e gëzuar që u bëra pjesë e një projekti serioz si ‘I love Tropoja’, komedia më e mirë shqiptare. Suksese’ – shprehet Enca përmes videove.

Duket se me atë deklaratë, një tjetër hatërmbetje iu shtua shoubizit shqiptar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm