Pas një pune të lodhshme, robi do ca ditë pushimesh!
Këngëtarja Elvana Gjata që pati një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare që nga shkurti i këtij viti kur publikoi edhe albumine saj “3”, ka nisur pushimet.
Gjata para ca ditësh u pa në Nicë të Francës, e shoqëruar edhe nga disa miq të saj si Ermal Mamaqi dhe Ami Toska, por edhe familjen e producentit të njohur amerikan Poo Bear.
Ndërsa tani, destinacioni i saj është Italia.
Duke dashur të mbetet diskrete, Elvana ka publikuar vetëm lokacionin e vendit ku ndodhet përmes një imazhi nga një shëtitje me një jaht privat ne ishullin Capri. /Prive.al