Mehmet Elshani, pronari i ‘ON TV’ dhe ‘ON Records’ ka reaguar për herë të parë pas përleshjes me armë zjarri në lagjen Dardania me ç’rast mbeti i plagosur.
Ai ka bërë një postim të shkurtër në rrjetin social Instagram ku ndan këngën e re të artistëve që i ka në menaxhim nën mbishkrimin: ‘Flm per Brengosjen mir jam MOMO eshte nje super projekt qe kemi punuar shum knaquni me Kengen’.
Ndryshe, nga incidenti sot rreth orës 15:00 në Prishtinë, përpos plagosjes, tre persona janë arrestuar nga Policia teksa i katërti është në kërkim. /Prive.al