Pas përfundimit të “Games of Thrones”, këtë serial po ndjekin kosovarët më së shumti

By

Për ju që nuk e keni ndjekur, seriali “Game of Thrones” është adaptim i librave të George R.R. Martin. Në serial shtjellohet jeta e nëntë familjeve fisnike, që luftojnë për të marrë nën kontroll tokat mistike të Westeros. Mirëpo këtij seriali i cili theu rekorde shikueshmërie dhe fitoi shumë çmime kinematografike i erdhi fundi.

Vëmendja e gjithë botës është kthyer tek dy seriale të reja. Ato po thyejnë rekorde shikueshmërie dhe po diskutohen në çdo plaformë dhe media. Bëhet fjalë për dy produksionet:

When they see us, është film me katër episode që transmetohet në Netflix. Ky si temë trajton jetën e pesë djemve me ngjyrë, të cilët dënohen gabimisht për sulmin brutal dhe përdhunimin e një vrapuese në Parkun Qendror në Neë York gjatë vitit 1980. Aty në detaje shpalosen kronikat e padrejtësisë së arrestimit të tyre, dëshmitë e falsifikuara, procesin e gjyqit dhe periudhën e burgimit.

Chernobyl, seriali me pesë episode i cili transmetohet në HBO, ekzaminon ngjarjen e katastrofës nukleare afër Pripyat në Ukrainë në vitin 1986 dhe në vazhdimësi pasojat që kishte në çdo sferë. Kjo dramë tregon historinë e njerëzve që shkaktuan këtë fatkeqësi dhe të atyre që pësuan. Seriali vë theks të veçantë edhe në historitë e pa rrëfyera të katastrofës, përfshirë këtu edhe përpjekjet e zjarrfikësve të cilit ishin ata që reaguan të parët.

Në profilin zyrtar të Prive në Instagram, bëmë një sondazh të thjeshtë për të kuptuar se cilin nga këta dy po preferojnë kosovarët më së shumti.

Pyetja ishte “Cilin po e ndiqni ju” me përgjigjet When they see us dhe Chernobyl. Nga 759 respodentë që morrën pjesë në sondazh, 38% prej tyre ndjekin When they see us dhe 62% ndjekin Chernobyl.

Chernobyl është seriali i cili po ndiqet më së shumti nga kosovarët momentalisht, dhe për ju që ende nuk e keni filluar, ky duhet të jetë në listën e serialeve që duhet të shikoni patjetër këtë verë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm