Kur Fifit i dështon video!

By

E mbyllur në shtëpi, Fifi ka gjetur mënyra për të qenë edhe më pranë fansave.

Ajo pothuajse çdo natë ofron ‘spektakël’ duke hyrë live e duke realizuar biseda me ndjekësit e saj të shumtë. E situatat live ofrojnë edhe momente interesante, përtej skaletës.

Një prej tyre, Fifi, si natyrë pa komplekse që është, e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale teksa interpreton këngën e saj të njohur, ‘Marova’.

Diku nga fundi i interpretimit, Fifit i ikën fryma dhe mbetet pa zë duke e marrë me sportivitet situatën.

‘Si kena punët me zemër prandaj na iku edhe zëri’ – shprehet këngëtarja në postimin e bërë i cili është pasuar me dhjetëra reagime në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm