Futbollisti i njohur shqiptar, Lorik Cana, menjëherë pas kampionatit europian të mbajtur vitin e kaluar mori një vendim jo shumë të pëlyqeshëm nga fansat e tij.
Fillimisht ai zgjodhi të pensionohej nga kombëtarja e Shqipërisë duke vazhduar më pastaj edhe një pauz me ekipin që aktualisht ishte pjesë e tij, Nantes.
E tashmë kur nuk ka angazhime profesionale, Cana po qëndron mes Shqipërisë e Kosovës herë pas here për t’u shkëputur edhe në Europë.
Futbollisti së fundmi ka hapur edhe një biznes privat, në të cilin ditën e djeshme ka vendosur t’a sprovojë veten edhe si kuzhinier.
Artisti u pa të përgatiste vetë qofte, ‘profesion’ ky i cili duket se po i shkonte mjaft atij. /Prive.al/