Pas pak, një super-spektakël në NIN-in lamtumirës me Elvana Gjatën

By

Siç ishte paralajmëruar, sonte NIN përmbyll ciklin e tij.

Emisioni më i ndjekur gjeneralist në prime-time pas gjashtë vitesh, ka epilogun në një episod fantastik.

Për herë të parë, Elvana Gjata rrëfehet për të gjitha të rejat e saj por jo vetëm kaq.

Këngëtarja do të performojë plot tetë prej këngëve të saj më të bukura të kohëve të fundit.

Emisioni nisë me këngën “Loti” dhe vazhdon me perlat e tjera të këngëtares duke përfshirë “single”, këngë të albumit “Çelu” dhe “3”.

Nuk mbaruam me ende!

Pjesë e emisionit do bëhen edhe figura të njohura si Sabri Fejzullahu, Liberta Spahiu, Meda, Kida, Capital T!

Ndiqeni nga ora 20 e 45 në Klan Kosova dhe platformat online të televizionit – Facebook dhe Youtube.

Artikuj të ngjashëm