Para disa javësh, Era Istrefi njoftoi se pati një intervenim kirurgjik të cilën e ka kryer në Prishtinë.
Ajo tregoi se hoqi ‘zorrën qorre’ dhe se gjendja e saj tashmë është shumë e mirë.
Gjatë atyre ditëve, Era hoqi dorë nga rrjetet sociale duke iu përkushtuar shëndetit të saj dhe për këtë u shpjegua edhe në Instagram.
Por, këngëtarja tashmë është shumë mirë madje ajo ka nisur edhe pushimet.
Artistja e cila ka arritur të bëjë famë edhe jashtë trojeve shqiptare, ka postuar një fotografi me valixhe dhe më pas një të plazhit.
Era nuk e bëri të ditur lokacionin por as kush po e shoqëron.
Megjithatë, ajo që ka rëndësi është se Era është mirë dhe po e shijon jetën ashtu siç do./Prive.al