Është bërë gati një vit Çiljeta që nuk ka sjellë ndonjë projekt ri për fansat e saj.
E zënë shumë si nënë për djalin e saj Fernando ajo e ka lënë në pauzë muzikën, dhe me të drejtë sepse familja kërkon shumë përkushtim.
Pas projektit të saj të fundit në bashkëpunim me Alar Band “Bonbone” para 9 muajsh tani ka lajme të mira për fansat e saj.
Disa ditë më parë, ju njoftuam se Çiljeta erdhi në Prishtinë për të realizuar një këngë të re.
Këngëtarja kësaj radhe zgjodhi të bashkëpunojë me Estto – artistin e ri i cili ka publikuar disa këngë të cilat i ka mirëpritur publiku shqiptar.
Artistja nga Shqipëria dhe Estto punuan në Redbox për duetin e ri i cili sapo është publikuar dhe ju mund ta ndiqni më poshtë. /Prive.al