Sienna Miller është ndarë nga Lucas Zwirner, nëntë muaj pasi janë fejuar.
Aktorja britanike dhe udhëheqësi i galerisë së artit, u panë së bashku muajin e kaluar, mirëpo burime të afërta kanë treguar që lidhja e tyre ka përfunduar.
Sienna është fejuar me Jude Law në vitin 2004, ndërsa me Tom Sturridge në vitin 2012.
Sienna dhe Lucas e kanë konfirmuar romancën e tyre në janar të vitit 2019. Ata u takuan përmes miqve të përbashkët në New York.
Sienna u nda nga Jude, pas një skandali që bëri bujë, sipas të cilit ai kishte një aferë me dadon e fëmjëve të tij. Edhepse ai kërkoi falje publikisht për këtë, por lidhja me Sienna-n përfundoi.
Me Tom Sturridge, aktorja ka edhe një vajzë, e cila quhet Marlowe Ottoline Layng Sturridge.
Burimi: Metro.co.uk