Pas ndarjes nga i fejuari, Demi Lovato nis lidhje të re dashurie?

By

Demi Lovato ka një romancë të re në jetën e saj!

Lovato aktualisht është në lidhje me një koleg muzikant, thotë ekskluzivisht për “People” një burim i afërt me kantautoren e hitit “Sorry Not Sorry”.

“Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, thotë burimi i brendshëm. “Ai është një djalë super i madh”.

 Lajmi për romancën e artistes vjen gati dy vjet pas ndarjes nga i fejuari Max Ehrich. Pasi të dy u ndanë në shtator të vitit 2020, pas disa muajsh lidhjeje, Demi deklaroi se ndarja ishte “gjëja më e mirë që i kishte ndodhur ndonjëherë”.

 

Artikuj të ngjashëm