Pas mbulesës në muajin e Ramazanit, Çiljeta prapë me veshje provokuese

By

Këngëtarja e famshme shqiptare Çiljeta Xhilaga, së fundmi ishte bërë tejet spirituale.

Ajo po agjëroi gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit, ndërsa shpesh e pamë edhe të mbuluar me shami në kokë, në shenjë respekti për religjionin të cilit i takon e i cili ua kërkon grave myslimane të mbulohen.

Madje ajo ka filluar të fal pesë vakt Namaz, që me islam, konsiderohet njëra ndër shtyllat kryesore të çdo besimtari të devotshëm.

Por tani, ajo si duket mbulesën e kokës e ka zëvendësuar me veshje verore e që janë ekspozuese. Në instagramin e saj publikoi foto të shkrepura me një veshje të llojit “jumpsuit” jeshile me lule të verdha, dhe taka. Veshja e saj për dallim nga mbulesa është paksa ekpozuese tek pjesa e dekoltesë. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm