Dy ditë më parë, Prive.al raportoi ekskluzivisht se ky sezon televiziv mund ta rikthejë ‘Big Brother’.
Reality-show më i ndjekur në Shqipëri u tha se do të mund të nisë nga muaji Mars i vitit të ardhshëm pas mbarimit të sezonit të dytë të ‘Hell’s Kitchen’, me të cilin program do të ndajnë shtëpinë e njejtë.
Pas gati tre vitesh ‘Big Brother’ rikthehet këtë sezon televiziv?
E menjëherë ka reaguar prezantuesja historike e këtij formati, Arbana Osmani.
Pasi e ka konfirmuar vijimësinë në ekran me ‘Dua të të bëj të lumtur’, përmes katër fotove të zgjedhura vetëm përgjatë moderimit të sezonit të nëntë të ‘Big Brother’ ajo është shprehur: ‘Miq, do të doja ta dija, por me të vërtetë nuk e di. Shpresoj të ju shoh shpejt. Natën e mirë’.
Nuk dihet nëse Arbana po do të na thotë se ende nuk e ka ndarë mendjen për të moderuar BB10 me një ofertë eventuale apo këto mesazhe të koduara e të paqarta lidhen me diçka tjetër.
Kohëve të fundit, prezantuesja e ka shfrytëzuar mjaft mirë interesimin e portaleve duke bërë shpesh postime të paqarta e me përgjigje evazive sa për t’i shtuar më shumë dyshimet dhe shkrimet. Mbetet të shihet se për çfarë e ka fjalën kësaj radhe. /Prive.al