Një këngë e vjetër e këngëtares Shyhrete Behluli, erdhi sërish në formë së fundmi.
“Kthema Kohën” që ka një tekst aq pikëllues e emocionues, u rikrijua me një melodi të re nga producenti i njohur kosovar Cricket.
Këngën në fjalë, të ribërë, e këndonte një artist me nofkën NUMEN ndërsa kosovarët po e dëgjonin ngado.
Duke marrë parasysh suksesin e këtij remix-i me mbi 11 milionë klikime në Youtube, Cricket ka vendosur ta rikrijojë një tjetër këngë të njohur shqipe.
Siç merr vesh Prive, bëhet fjalë për këngën e viteve 2000 në mes Nora Istrefit dhe Sinan Vllasaliut, “Pa Fat”.