Marrëdhënia mes Tunës dhe Patrisit ka qenë në vëmendje të shtuar të mediave javën e fundit.
Një kohë pa i parë bashkë e disa veprime të çuditshme në rrjete sociale bënë që të dyshohet mbi krizë.
Sidoqoftë, duket se tashmë një gjë e tillë është tejkaluar!
Me rastin e shtatë mujorit të Tianit, Patrisi ka postuar një fotografi me Tunën ku shprehet: ‘Shtatë muaj të lumturisë së vërtetë’.
Kaq ka mjaftuar që fansat të qetësohen dhe të gëzuar, të urojnë shtatë mujorin e djalit. /Prive.al/