Rep këngëtarja Melinda Ademi, publikoi një deklaratë të papritur mbrëmë në Instagramin e saj.
Ademi i kërkoi publikisht falje reperes Tayna që e kishte ofenduar në vargjet e saja të Freestyle, duke thënë se këtë po e bënte në emër të ndaljes së gjuhës së urrejtjes.
Melinda shkruante:
“I kërkoj falje artistes Tayna për ofendimet në feestyle-in e fundit. Për shkak të drejtimit që ka marrë rap-i i femrave, mendoj se duhet ta ndryshojmë kahjen dhe të mos nxisim urrejtje te gjeneratat e reja”.
Në anën tjetër, Prive ka kontaktuar me menaxhmentin e reperes Tayna, të cilët kanë thënë se në këtë mes nuk ka vend per reagime dhe Tayna nuk ka asgjë për të thënë.
Menaxhmenti i reperes ka shtuar se Melinda e kishte ofenduar shumë Taynan dhe për këtë arsye, ka marrë edhe shumë ofendime nga fansat e reperes e cila emrin e vërtetë e ka Dorintina.
Në ndërkohë, e gjitha ndodhi pasi reperi Ledri Vula, si i ftuar në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, dha një deklaratë e cila s’është pëlqyer shumë nga grupet feministe kosovare.
Vula gjatë momenteve sa po fliste për muzikën rep në Kosovë, theksoi se niveli i të bërit muzikë rep, ka rënë në mesin e artistëve kosovarë aq sa edhe gratë po bëjnë rep dhe se nuk po u ka aspak hije që po shahen në mes vete si vajza që janë.
Kjo deklaratë e tija, u mor si seksiste meqë sipas disa opinioneve, kishte konotacion të tillë sepse u mendua se Ledri po pretendonte që gratë nuk janë mjaftueshëm të mira për të bërë muzikë rep.