Në minutat e parë të 14 shkurtit, Mozzik publikoi këngën e parë solo që i dedikohet pothuajse e tëra industrisë muzikore në Gjermani.
“Auf Wiedersehen” për vetëm dy javë ka shënuar mbi 12 milionë klikime e është bërë pjesë e listave muzikore të rëndësishme atje.
Mirëpo, në këtë periudhë suksesi Mozzik nuk po feston, madje ai është gjatë gjithë kohës i përkushtuar në studio.
Këtë gjë na e ka treguar edhe para disa orësh në llogarinë e tij në Instagram, ku konfirmon se puna për këngën e re veçse ka nisur./Prive.al