Të dielën, Nita Latifi në Prive foli për aventurën e saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo mes tjerash shprehu edhe zhgënjimin sa i përket disa banorëve.
Pyetjes se kush e meriton një nominim të përjetshëm këngëtarja e njohur iu përgjigj duke thënë dy emra, atë të Bledi Manes dhe Ronaldo Sharkës.
Pas intervistës, ky i fundit ka nisur një ‘fushatë’ thumbash dhe talljeje, ose më mirë të themi tentim-talljeje ndaj Latifit.
Ronaldo, i bullizuar nga dita zero e tij në atë që le ta konsiderojmë jetë ‘publike’, ka kaluar në pozicion sulmues, me gjasë i motivuar nga fakti se për herë të parë e ka amortizuar mllefin e turmës deri diku pasi u rreshtua me ‘shumicën’.
‘E more vesh?’, është shprehur ai në Instagram duke ndarë sekuencë nga intervista shoqëruar me emoji me lot.
Ai i ka uruar me ironi mëngjes të mirë vetëm këngëtares, teksa një reagim ka pasur edhe Bledi.
View this post on Instagram
Gazetari në Instagram përmes një shkrimi me doza raciste me suxhukun që i ka ngelur në kokë e që çuditërisht si hiqet nga mendja i ka dhënë merita vetes për atë që e konsideron ‘faktorizim’ të Nitës në lojë.
Një përgjigje indirekte kundrejt Sharkës, Nita e ka dhënë në InstaStory mbrëmë vonë. /Prive.al