‘Zemërthyerje e tmerrshme’, dizejnatorja kosovare flet pas ndarjes

By

Një ndër dizejnatoret më të suksesshme kosovare pa diskutim që është Lirika Matoshi. 

Kreacionet e saj janë shndërruar virale duke pasur rekord shitjesh në të gjithë botën, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Teksa karriera e saj njeh vetëm ngritje, sfida ka pasur në jetën private. 

Matoshi është ndarë pas plot tetë vitesh nga partneri i saj, Ledri me të cilin ishte zhvendosur të jetonte përtej oqeanit. 

Kjo ka bërë që Lirika të kalojë një periudhë të vështirë emocionale, të cilën e ka ndarë me ndjekësit në Instagram. 

‘Është super personale por mendova që është e rëndësishme ta ndaj. Jam duke kaluar një zemërthyerje të tmerrshme pas tetë vitesh në lidhje dhe të bërit këtë udhëtim vetëm do të thotë shumë për mua momentalisht. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm këtu dhe jam ndjerë shumë e mirëpritur. Ata më kanë bërë udhëtimin një ëndërr dhe me shumë gjasë nuk e kuptojnë se sa shumë më kanë shtyrë përpara. Vetëm një rikujtim, ka njerëz që kujdesen dhe ka gjithmonë shpresë. Falemnderit. Ju dua’, është shprehur ajo. 

Arsyeja përse ka vendosur ta ndajë këtë detaj, lidhet me faktin që jeta nuk është perfekte si në Instagram, është shprehur dizejnatorja. 

Lirika po shijon Japoninë e vetme, në prag të ditëlindjes së 27-të të saj. /Prive.al 

 

Artikuj të ngjashëm