Pas humbjes së nënës, reperi shqiptar ka një këshillë për të gjithë

By

Me anë të një postimi në Intagram, reperi shqiptar Mato Lale ndau një lajm të kobshëm me ndjekësit e tij.

Nëna e tij ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

“Asnji sprove nuk eshte e barabarte me ate kur Zoti vendos me te marr nenen. Tani se kam me nonushen time qe qante per cdo hidherim timin dhe u gezonte me shum se un per cdo gezim timin. Jam bo pishman qe ste kam dhe njeher afer meje ti puthja kembet der sa tme shkoje. Per ty kam bere shum gjera dhe prej teje skam bere shum te tjera. Shpresoj tkesh qen krenare per mu sic isha un per ty. Te dua pergjithmon dhe me fal per t’gjitha dhe njehere te fundit”, shkroi ai në postimin e tij ku ka ndarë edhe një fotografi me të ëmën.

View this post on Instagram

A post shared by MATO 🦈 (@matolale)

Gjithashtu, me një postim të fundit ai ka falenderuar të gjithë që e ngushëlluan për humbjen duke ndarë edhe një këshillë për ndjekësit e tij.

“Faleminderit të gjithëve për komentet, mesazhet dhe telefonatat tuaja. Janë momente që nuk ua harroj çdo ngushëllim tuajin. Ju dua fort të gjithëve dhe ju lutem sa i keni gjallë shpenzoni sa më shumë kohë me nënat tuaja”, shkruan Mato Lale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm