Kobra vjen së shpejti me videoklip!

By

Anëtarët e ‘The Bloody Alboz’ premtuan se në vitin 2016 nuk do të ndalen me projekte pas një mungese relativisht të gjatë.

E duket se reperët po e mbajnë fjalën. Pak ditë pasi u publikua kënga ‘Ndryshe’ nga Unikkatil dhe Kobra, ky i fundit së shpejti do të sjell një tjetër projekt.

Kësaj rradhe, siç ndodh rrallë herë, ai do këngës së re do t’ia bashkangjit edhe videoklipin.

Siç premtohet nga TBA, ky është vetëm fillimi i një viti të mbushur me përplot surpriza. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm