Kush janë pretendentët për çmimin kryesor në ‘Kënga magjike’ ?!

By

Kënga magjike është njëri prej festivaleve me një jetë gjatësi si rrallë festival në vendin tonë, duke qëndruar stoik qysh nga vitit 1999.

Disa nga emrat më të shquar të muzikës tonë kanë shkelur skenën e festivalit, duke performuar hite të pa numërta e duke e bërë që festivali të jetë një ndër festivalet më të kërkuara si për artistët dhe publikun.

Këtë vit netët finale pritet të nisin më 7 dhjetor e këto mbrëmje i kanë pushutuar emrat më të mirë të vendit, me këngët ritmike e baladat e shumta teksa duket se ky vit do të jetë mjaft i veshtirë për përzgjedhjen e fituesit si nga publiku ashtu edhe nga juria.

Emrat më të njohur të skenës tonë ‘luftojnë’ për të marrë çmimin kryesor të festivalit këtë vit.

Pretedentët kryesor të çmimit sipas publikut duke u bazuar në klikimet në kanalin e Youtube janë disa të cilat tashmë kanë kaluar milonshin e parë.

Bruno dhe Artiola Toska, Arilena Ara, Rozana Radi, Soni Malaj, Elgit Doda, Flaka Krelani, Mariza Ikonomi,Alban Ramosaj, Eliza Hoxha, dhe e fundit në rradhë por jo edhe për nga rëndësia që u prezantua në këtë festival ishte Tuna e cila u komplimentua për kthimin në stilin e vjetër.

Ky vit do të mbahet mend për baladat e shumta të cilat do të jenë dhe konkurenca më e fortë e këtij viti për shkak të prurjeve të realizuara me përpikmëri.

Festivali ‘Kënga Magjike’ fillon nesër dhe fituesin e shumë pritur do ta kluptojmë pas pak ditëve. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm