Pas humbjes së babait, Big Mama humb një tjetër person të dashur

By

Ky nëntor që shkoi do t’i sjellë përgjithnjë kujtime të hidhura, këngëtares shumë të dashur Big Mama.

Këngëtarja humbi babain dhe lajmin e kishtë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram. Babai i saj Adi Kasumi humbi betejën me sëmundjen e rëndë dhe ndërroi jetë në mëngjesin e 9 nëntorit.

Sot, Big Mama hyri në llogarinë e saj në Instagram për të dhënë lajmin e kobshëm të humbjes së xhaxhait një muaj pas humbjes së babait.

Teksa poston një foto krah për krah, të buzëqeshur me Axhën Isë, ajo shkruan:

“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ua bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojmë kurrë. Gjithmonë do ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit.”

 

Artikuj të ngjashëm